Partizani realizon goditjen e parë në merakto. Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit të kuq, në Facebook, është bërë publik lajmi i transferimit të mbrojtësit Blerim Kotobelli.
24-vjeçari ka arritur marrëveshjen me 15 herë kampionët e vendit. Kotobelli ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ish-mbrojtësi i Teutës është prezantuar nga drejtues të lartë të klubit të Partizanit. Transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë është dhe goditja e parë në merkato e verës, në epokën e Luciano Moxhit, ku pritet të pasohet edhe me emra të tjerë të rëndësishëm.
Blerim Kotobelli prej vitit 2014 ishte pjesë e Teutës. Me klubin bregdetar ai numëron 96 paraqitje, nga ku ka arritur të realizojë 3 gola. Tashmë për të do të nisë një aventure e re me fanellën e Partizanin, ku do të mbajë mbi shpinë numrin 15-të. Gjithashtu pritet që 24-vjeçari të jetë i gatshëm për 15 herë kampionët e vendit në takimet eleminatore të Europa League.