Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut elektoral në Librazhd, ka përsëritur edhe njëherë thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë, që t’iu japin votat Partisë Socialiste që të drejtojë e vetme Shqipërinë.

Rama pranoi se në 4 vjet qeveria e tij nuk ka bërë aq sa duhet për vendin. Ndërkohë që iu ka kërkuar ndihmë shqiptarëve që ta votojnë.

Ndërsa premtoi se nëse shqiptarët do e votëbesojnë duke i dhënë të gjithë pushtetin, ai do të bëjë shumë herë më tepër.

“Jemi të vetëdijshëm se në këto 4 vjet nuk kemi bërë aq sa duhet, por nëse ju na e jepni timonin ta mbajmë të vetëm, do të bëjmë shumë herë. Më ndihmoni që të kem fuqinë që na duhet për të zgjidhur 1 mijë e 1 halle që kemi’, deklaroi Rama.