Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në studion e emisionit “Zonë e Lirë. Përballë moderatorit Arian Çani, te studio e të cilit u kthye pas 7 vitesh, kryeministri dhuroi spektakël të vërtetë.

Një nga momentet më qesharake të emisionit, ishte kur Ariani vuri në provë Edi Ramën, për të testuar jelekun e tij antiplumb.

Në rrjetet sociale shpërthyen gallatat ku skenën mes kryeministrit dhe moderatorit e krahasuan me atë të filmit të famshëm “Titanik”.