Një burrë ka bërë një veprim që i ka lënë të gjithë pa fjalë dje në plazhin e Currilave në Durrës.
Ai ka marrë qenin e tij dhe e ka mbuluar me rërë duke i habitur të gjithë dëshmitarët. Sipas disa qytetarëve të ndodhur pranë, mësohet se qeni kishte reumatizëm dhe për këtë i zoti po e mbulonte me rërë, shkruan “JOQ”.
Pjesa më e madhe e durrsakëve kanë nga pak reumatizëm, dhe ndoshta i zoti i këtij qeni ka menduar se edhe miku i tij me 4 këmbë do ta ketë këtë sëmundje, për shkak se jetojnë në një qytet bregdetar si Durrësi. Ose thjesht ka dashur të bëjë shaka para plazhistëve… Ku i dihet!





