Policia e Durrësit, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast. Gjatë kontrollit të territorit, janë asgjësuar 172 bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe ka filluar procedimi penal në ngarkim të 3 personave, një kryeplaku dhe dy inspektorëve të Shërbimit Pyjor.

Të proceduarit:

• R. M. 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;

• E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;

•A.Ç. 30 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.

Më datë 09.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i  Mullirit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 40 bimë narkotike. Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132  fidanë kanabisi. Edhe në këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.