Arrestohet nga policia 25-vjeçari që plagosi me mjet prerës një 24-vjeçar mbrëmjen e të dielës.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Arbër Rasho.
“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.
24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.





