Kombinimi i fustaneve të gjata nuk është gjithnjë aq i thjeshtë sa mund të mendohet. Në sezonin e nxehtë ato janë shumë praktike për t’u përdorur. Shohim së bashku disa këshilla se si mund t’i kombinoni ato.

Si t’i kombinoni fustanet e gjata me këpucët

Gjithçka në fakt varet nga stili juaj. Fustanet e gjata njëngjyrëshe janë perfekte për t’u kombinuar me atlete, apo këpucë të sheshta pa lidhëse sidomos nëse jeni elegante. Por nëse doni t’i jepni një prekje romanticizmi imazhit tuaj, në vend të atleteve zgjidhni një palë balerina.

Për t’i shtuar disa centimetra siluetës suaj vishni fustane të gjata “shik” dhe kombinojini me sandale me taka, sidomos nëse modeli është elegant. Ndërsa fustanet me stampime të ndryshme mund t’i kombinoni me sandale me takë ortopedike.

Si t’i kombinoni fustanet e gjata me çantat dhe aksesorët

Nëse zgjidhni një fustan të zi, edhe aksesorët preferohen të jenë të së njëjtës ngjyrë, por mund t’i kombinoni ato edhe me një ngjyrë tjetër, për shembull në sfumaturat e së kuqes dhe kafes për të krijuar kontrast.

Fustanet me nuanca të errëta shkojnë me çanta dhe bizhu të zeza, ose me ngjyra të hapura si bezha, roza dhe ngjyra e kremit.

Ndërsa fustanet me shumë ngjyra preferohet të kombinohen me çanta dhe bizhu me ngjyra të ndryshme, që i japin look-ut tuaj më shumë gjallëri.

Përsa i përket fustaneve të gjata ceremoniale, ato duhet të kombinohen me çanta të vogla ngjyrë ari, argjendi apo të zeza. Në këtë rast duhet të bëni kujdes në zgjedhjen e tyre, duke i kushtuar rëndësi edhe ngjyrës së lëkurës suaj, përveç asaj të fustanit. 

Për më shumë ide shikoni fotogalerinë e mëposhtme.

Burimi: Pour Femme

Përshtati: R.O.