Aksidentohet një fëmijë 13 vjeç nga Durrësi, i cili teksa po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një furgon.

Rreth orës 17:20 të një dite më parë, në rrugën Plepa-Shkozet, një furgon tip “Benz” ka goditur biçikletën e drejtuar nga i mituri me iniciale A.B.

Fëmija i aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve, informon policia.

Ndërsa drejtuesi i furgonit, B. Troka 42 vjeç, banues në Fier, u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.