Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka treguar se përse marrëdhënia e tij me Ramën është krisur. Meta tha se krisja ka filluar pas zgjedhjeve lokale.
Ai përmendi dy arsye se pse ndodhi kjo krisje. Meta këto deklarata i ka bërë në “Opinion” të TV Klan.
“Dy gjëra: E para zoti Rama donte të bënte reformë që të kapte drejtësinë dhe të poshtëronte opozitën. Unë doja reformë konsensuale për të mirën e vendit.
Kemi pasur shumë përplasje. Unë kam patur shqetësim stabilitetin e vendit. Kam pasur shqetësimin se një reformë e tillë nuk kalon duke përçarë PD-në.
Kjo do të bllokonte negociatat me BE-në. Dhe për atë çështje që unë kam insistuar opozita kishte të drejtë. Këtu u mërzit zoti Rama shumë me mua. Ai e donte drejtësinë për vete. Në fakt pas zgjedhjeve lokale patëm krisjen e parë.
Në rastin e dytë, Rama i donte zgjedhjet pa opozitën. Ai e ka futur Bashën për zgjedhje për ta përdorur. Është shumë e qartë kjo gjë.
Të gjithë e kanë kuptuar këtë. Ata kanë bërë marrëveshje që të sabotojnë zgjedhjet për krizat e brendshme të partive. Ja, një njeri që do republikë të re dhe çon në mes të natës listën e PD-së pa pyetur kryesinë. Si mund të bëhet një veprim i tillë?”, tha Meta.





