Për 21 ditë ka pirë vetëm 3 litra ujë në ditë pa futur në gojë asgjë tjetër. Pas kësaj diete ekstreme ka humbur jetën.

Kjo dyshohet se i ka ndodhur një 57-vjeçareje italiane, e cila është dërguar me urgjencë në spital ditën e 21-të të dietës, por ka humbur jetën.

Bashkëshorti i saj e ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici. Kjo e fundit është në pritje të përfundimeve të mjekut ligjor, që pritet të hedhë dritë nëse gruaja humbi jetën prej dietës, apo ndonjë komplikacioni tjetër shëndetësor.