Tre aksidente me 3 të plagosur janë regjistruar në harkun e 24 orëve të fundit në Durrës,

Në aksidentin e parë, i plagosur ka mbetur një fëmijë 9 vjeç O.B. që është përplasur në lagjen nr.14 nga 40 vjeçari Sh.V. që po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

Fatmirësisht i mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në një aksident tjetër, të regjistruar pranë rrethrrotullimit të Shënavlashit, një mjet, ka goditur çiklomotorin me drejtues shtetasin F.V, vjeç 60, banues në Erzen. Nga përplasja është aksidentuar drejtuesi i çiklomotorit, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, shkaktari i aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa në aksidentin e tretë, e lënduar ka mbetur një 49-vjeçare nga Durrësi, e cila në lagjen nr.3 është përplasur nga motorçikleta që drejtohej nga 41-vjeçari A.B.

Për dy nga shkaktarët e aksidenteve ka nisur procedimi penal, ndërkohë që për aksidentin në Shënavlash, policia po punon ende për të identifikuar autorin e përplasjes.