Në qytetin e Durrësit është zhvilluar gjatë ditës së sotme një përballje e ofertave politike të partive të ndryshme. POP përballi kandidatët Firtoza Izviraj nga LSI, Edlira Troplini Abdurrahmani përfaqësuese e PDIU, Rezart Kthupi nga Lista e Barabartë dhe Adriana Koçillari nga Sfida me 200 qytetarë, ndërsa përfaqësuesit e PS dhe PD munguan në takim. 

Gjatë këtij aktiviteti Miriam Reçi, drejtuese e CSDC, paqaraqiti prioritetet e qarkut të Durrësit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje në shëndetësi, infrastrukturë dhe çështjet sociale. Ajo u shpreh se në spitale nuk duhet të mungojnë medikamentet, duhet rikonstruktuar sa më shpejt hekurudha Durrës- Tiranë dhe të rregullohet rruga e autrostradës, e cila është bërë shpeshherë shkak për aksidente. Ndër të tjera ajo tha se duhen luftuar pabarazitë e mëdha sociale dhe se duhen ndihmuar shtresat në nevojë.

Përballja e ofertave politike është nismë e një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë. POP ka si qëllim të nxisë mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteve të partive politike në Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të forcojë demokracinë me pjesëmarrje duke rritur transparencën dhe përgjegjshëmrinë e politikanëve nëpërmjet debatit publik  dhe informimit të qytetarëve në lidhje me platformat politike të partive konkurruese, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt prioriteteve të qytetarëve.