Blerim Kotobelli dhe Partizani nuk kanë rënë dakord për të nënshkruar, edhe pse parimisht kishin rënë dakord dhe gjithçka ishte drejt mbylljes.

Aspekti financiar ka vendosur dhe palët janë ndarë në paqe, por pa një marrëveshje. Për mbrojtësin e majtë ka disa skuadra që interesohen, teksa vijon të mbetet ende pista e Shkëndijës së Tetovës.

Gjithashtu edhe Skënderbeu ka shfaqur interes, ndërkohë ka pasur bisedime paraprake edhe me Flamurtarin, por pa u futur në detaje konkrete.