Anglia dhe Skocia janë përfshirë në beteja të ndryshme gjatë historisë, disa herë në fushë dhe disa herë jashtë saj në luftë. Para ndeshjes së të shtunës për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, strategu i "Tre Luanëve" Gareth Southgate ka çuar skuadrën kombëtare të Anglisë në një qendër stërvitore të forcave ushtarake të Anglisë, si pjesë e përgatitjeve për eliminatoren e ardhshme kundër Skocisë.
Shtypi anglez ka nxjerrë fotografitë e trajnerit të luanëve dhe të besuarve të tij, teksa futbollistëve që kanë pasur dëshirë ta shoqërojnë trajnerit, thuajse të gjithë nuk i është lejuar telefoni. Në të kanë munguar vetëm Gary Cahill, Eric Dier, Chris Smalling, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.