Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit elektoral sot në Tropojë, tha se PS nuk kërkon pushtet vetëm për veten e saj. Sipas tij, po të ishte kështu, nuk do të negocionte me Bashën për ta nxjerrë nga çadra.

Rama kujtoi edhe foton nudo në plazh në Francë, që është përdorur nga PD-ja gjatë për fushatë.

“Po të donim ne vetëm pushtet tani do kishim hyrë në zgjedhje vetëm. Nuk do ta kishim nxjerrë Lulin nga çadra. Ai do të ishte tani me rroba banje duke ëndërruar si isha dikur unë në plazh”, tha Rama.