Emërimi i ministrave teknikë, ka hapur debat në studion e “Dritare me Rudinën” në “Vizion Plus”, mes dy kandidatetve për deputete të Tiranës, Blerina Gjylameti nga PS dhe Albana Vokshi nga PD.

E pyetur nëse mazhoranca është penduar për ministrat teknikë, Gjylameti e pohoi diçka të tillë.

“Për çfarë po bëjnë, besoj se po. Këtë e them si Blerinë. Nesër mund ta themi edhe si përfaqësues. Të arrish të shkelësh ligjin dhe të shkarkosh nga zyra e mediave të partisë, për mua është një shkelje që nuk duhet të lejohet, në një vend si ky që presim të ecim përpara”, tha Gjylameti.

Por, kandidatja e PD-së Albana Vokshi, tha se qeverisë i vjen keq që ministrat po ushtrojnë detyrën.

“E kuptoj që ju vjen keq që ministrat teknikë po ushtrojnë detyrën për të mos lejuar asnjë shkelje. Ata nuk po lënë të bëni çfarë doni me administratën publike. Nuk po i lejon mjekët dhe infermierët në fushatë”, tha Vokshi. /dritare.net/