Klubi i Napolit ka njoftuar tifozët se Elseid Hysaj kishte luajtur sot me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Lajmi, i publikuar fillimisht në faqen e klubit, më pas është postuar edhe në rrjetet sociale.“Hysaj mundet me Shqipërinë. Mbrojtësi i kaltër ishte në fushën e lojës në ndeshjen kundër Luksemburgut të përfunduar me rezultatin 2-1. Hysaj luajti gjatë të gjithë ndeshjes”, ishte njoftimi i klubit për tifozët, të cilët e shohin Hysajn si një nga të paprekshmit në rreshtimin e Sarrit.Por në rrjetet sociale, një lajm i tillë është bërë objekt talljesh nga tifozët.
“Përballje titanësh”, shkruante një prej tyre, duke iu referuar sfidës mes dy Kombëtareve të vendeve të vogla. Ndërsa një i dytë i referohej humbjes së kuqezinjve me fjalët “çfarë figurë m…”.