Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka zbuluar se cilët janë 2 kundërshtarët që duhen mundur në këto zgjedhje. Në një shkrim shpërndarë në Facebook, Vasili shkruan se janë dy kundërshtarë që duhet të mposhten. Këto janë papunësia dhe varfëria. “Kemi dy kundërshtarë që duhet t’i mundin këto zgjedhje. Ato janë vetëm dy: varfëria dhe papunësia. Duhet t’i mposhtim patjetër ato”, shkroi ai. 

Më herët Petrit Vasili ka prezantuar me detaje programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me ekonominë. Në program LSI-ja ka parashikuar hapjen e 170 mijë vendeve të punës, nga të cilat 100 mijë për të rinjtë.

“Zgjerohet baza e atyre që nuk do paguajnë taksa fare si tatim mbi të ardhurat. Bota e njerëzve që drejtojnë, në sektorin bankar, të fushës së medias tek të cilët ka rënduar një tatim mbi të ardhurat tërësisht i rëndë dhe demotivues, për pagat nga 350 mijë lekë të vjetra deri ne 2 milion leke te vjetra ky tatim do llogaritët në masën 8% nga sa është realisht 20%.Ndërsa pagat mbi 2 milion lekë të vjetra aplikimi do jetë vetëm 10% nga 23 % që është aktualisht. Kjo do të ulë informalitetin. Përgjysmimi i TVSH për produktet bazë të shportës, nga 20% në 10%. Do sjellë ulje të çmimeve të produkteve”, ka thënë Vasili në parë.