Fitore 4-1 e Realit në Kardif. Një ndeshje me të cilën madrilenët hynë në legjendë, duke fituar trofeun e 12-të të Champions dhe që u ndoq me interes edhe në grumbullimin e Kombëtares shqiptare në Luksemburg. Madje për finalen, futbollistët kuqezi organizuan edhe një shorte, duke provuar të parashikonin rezultatin e saktë të sfidës.

Orakulli ishte Andi Lila, që parashikoi suksesin e Realit 4-1.Deri në kohën e rregull të lojës, fitues ishte Elseid Hysaj, sipas të cilit “Los Blancos” do të fitonin 3-1. Por, goli i Asensios në sekondat shtesë bëri që shifra prej 200 Eurosh nga llotaria të fitohej nga Andi Lila.Për t’u theksuar ishte fakti se nga 21 lojtarët kuqezi, vetëm pak prej tyre besonin te fitorja e Juventusit. Bëhet fjalë për Ajetin, Veselin dhe Strakoshën që sezonin e kaluar luajtën në Serinë A italiane, të cilëve u shtohen edhe Naser Aliji Dhe Ergys Kaçe.