Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka akuzuar sot Partinë Demokratike nga Lushnja duke thënë se e nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek çadra e oligarkisë.

Ai tha se LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë që u çmendën nga politikanët e çadrave. Meta pati edhe një mesazh për gratë lista, duke iu referuar përjashtimit të Jozefina Topallit nga lista e kandidatëve për deputetë.

 

“LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI forcë e parë për vajzat e djemtë tuaj këtu në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt. Kjo e ardhme e sigurt kërkon LSI-në forcë të parë që ul taksa dhe hap vende pune. Një drejtim të ri, me vizion të mençur”, tha Meta.