Lazio dhe Simone Inzaghi ende së bashku. Pas ecurisë pozitive të këtij sezoni, që kulmoi me kthimin e skuadrës në Europa League, trajneri i bardhekaltërve rinovoi kontratën edhe për 3 sezonet e ardhshme, duke e mbajtur në kryeqytetin italian deri në vitin 2020.

Në marrëveshjen e re ka dhe përmirësim të pagës me 41-vjeçarin që tashmë do të fitojë 1.2 milionë euro në sezon. Së bashku me Inzaghi-n është konfirmuar edhe stafi i tij, me Farris si zëvendëstrajner.