Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës; miqësoren me Francën në 5 qershor dhe ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë, në 12 qershor.
Në konferencën per shtyp, futbollistët Ylber Ramadani, Keidi Bare, Endri Çekiçi dhe Valon Mustafa janë shprehur se këto dy ndeshje janë mjaft të rëndësishme për ecurinë e skuadrës.
Keidi Bare shton se ne synojmë vendin e parë në grup. Ndërsa Valon Mustafa është i kënaqur që është thirrur nënkombëtaren U 21 dhe ka ëndërr që të jetë pjesë në te ardhmen e kombëtares A.