Policia e Durrësit ka dhë detajet e para lidhur me mbytjen tragjike të regjistruar ditën e sotme në portin e Durrësit, ku një emigrant i ri u gjet pa shenja jete në basenin e portit.

Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut, i cili nuk është identifikuar ende.

“Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e  personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”,- njofton policia.