Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në portin e Durrësit. Një emigrant në moshë të re është mbytur në det.
Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.
Në foton që po publikojmë, i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes portit të Durrësit.
K.H.





