Manchester United nuk heq dorë nga Ivan Perisic. Djajtë Kuq pas propozimit fillestar të refuzuar nga Interi e kanë rritur në plot 52 milionë euro ofertën, për sulmuesin kroat të zikaltërve. Jose Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të United se e dëshiron me cdo kusht 28-vjecarin në skuadrën e tij, dhe klubi nga Old Trafford po përgatit tashmë një ofertë të parefuzueshme për Interin që ka nevojë për të shitur një futbollist të rëndësishëm përpara datës 30 Qershor për të rregulluar bilancin dhe për të evituar ndëshkimet nga fair play-financiar në mënyrë që më pas të futet fuqishëm në merkato. Oferta e parë e United për Perisic u konsiderua qesharake nga drejtuesit e Interit, sepse Djajtë e Kuq ofruan vetëm 30 milionë Euro për kroatin, ndërkohë që zikaltërit ulën cmimin e futbollistit nga 60 në 55 milionë Euro.
Nëse gjithcka do të rezultojë e vërtetë dhe United do ti ofrojë Interit 52 milionë Euro për Perisic gjasat janë që marrëveshja të arrihet edhe pse trajneri i ri i zikaltërve që me shumë gjasa do të jetë Luciano Spalletti dëshiron ta mbajë në skuadër anësorin kroat. Për Perisic, Interi shpenzoi 17 milionë Euro për ta blerë nga Wolfsburgu përpara 2 sezonesh por falë paraqitjeve që ka bërë me skuadrën italiane, 28-vjecari e ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në merkato. E vemtja mënyrë për të mbajtur Perisic në skuadër është që Interi të shesë 2 apo 3 lojtarë mes Handanovic, Brozovic, Jovetic, Ranocchias e Murillos, për të cilin VIllareali ofron 10 milionë Euro por zikaltërit kërkojnë 20 milionë Euro dhe janë në pritje të një oferte nga Zeniti i Roberto Mancinit.