Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” i ka drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje të forta. Veç të tjerash ai i tha se Ilir Metën më parë e ka akuzuar se vjedh shqiptarët, por ka qenë ai i pari që e votoi për President, por Rama e ka anashkaluar pyetjen e drejtpërdrejtë duke thënë se Meta është figura e duhur për President të vendit.

Fevziu: Po ka arrogancë më të madhe se kjo, ju iu keni thënë shqiptarëve që ju vjedh me bllok në dorë dhe më pas e bën President. Firmose ti i pari për ta bërë President. Është arrogancë kjo?

Rama: Jo nuk është arrogancë.

Fevziu: Është llogari politike? Pazare?

Rama: Jo nuk është pazar.

Fevziu: Po çfarë?

Rama: Është zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues i një force politike të votuar nga shqiptarët në Parlament dhe i cili përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtarë i Partisë Demokratike. Një figurë me eksperencë, kryetar i Kuvendit.