Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj si dhe ka filluar procedim penal për një 19-vjeçar pasi mbrëmjen e së shtunës në lagjen Nr. 13, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta janë goditur me mjete të forta dhe prerëse, duke i shktuar dëmtime njëri-tjetrit.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorten së tij, 44-vjeç.
Ndërkohë në Fush-Krujë është vën në pranga një 32-vjeçar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka goditur punonjësin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L.B., 27 vjeç dhe A.H., 23 vjeç, banues në Durrës si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi, më datë 29.05.2021, në lagjen Nr. 13, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta janë goditur me mjete të forta dhe prerëse, duke i shktuar dëmtime njëri-tjetrit.
Shtetasi A.H., 23 vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
———-
Është arrestuar në flagrancë për veprën penale” Dhunë në familje”shtetasi E.H., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorten së tij, shtetasen S.H., 44 eçevj.
———
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 32 vjeç, banues në Malësi e Madhe, pasi në Fushë – Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë i ka kundërshtuar dhe goditur.
Materialit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.





