Në takimin e fushatës elektorale në qytetin e Laçit, kryeministri Edi Rama ishte duke mbajtur një fjalim mbi punët që ka bërë qeveria dhe arritjet e saj, por një prej qytetarëve që mesa duket ishte i dehur është ngritur duke i ndërprerë fjalinë dhe duke kërkuar të merrte fjalën.
Në diskutimin që pati midis Ramës dhe qytetarit, kryebashkiaku i Laçit, Artur Bardhi tentoi të largonte qytetarin e dehur, por është ulur sërish në karrige pasi mori urdhër nga ai.
"Nuk ta jap fjalën se je mbi moshë jemi në takim me të rinjtë, apo nuk paske ardh këtu edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake"- tha Rama.
Në momentin që Bardhi ndërhyn për të larguar qytetarin Rama ia pret: O Turo hajde ulu, mos u ngri, lëre.





