Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Laç-Mamurras.
Viktima është 45-vjeçari Besim Seli, nga fshati Gjorm, i cili ishte duke lëvizur me motor në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka vdekur.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim pasi ka braktisur makinën dhe është larguar pas aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj





