Ivi Kaso ka dorëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Listat janë të plotësuara dhe të ribëra pas tërheqjeve të disa kandidatëve, duke u plotësuar përfundimisht jo me 140, por me 194 kandidatë për deputetë, ku numrin më të lartë e ka qarku i Tiranës, me 50 emra.

Në ndryshim nga lista e disa qarqeve që pësoi ndryshime për shkak të tërheqjes së disa deputetëve apo kandidatëve për deputetë, në qarkun e Durrësit 8 emrat e parë të listës, të prezantuar ditë më parë, nuk kanë ndryshuar, por ajo është plotësuar me emra shtesë, duke e çuar listën e kandidatëve në 18 persona.

Listat e dorëzuara sot janë të gjitha të plotësuara me dokumentacionin përkatës të çdo kandidati dhe me formularin e dekriminalizimit të plotësuar.

Ja emrat e kandidatëve të PD-së në qarkun Durrës:

1. Oerd Bylykbashi,

2. Fatbardha Kadiu,

3. Edi Paloka,

4. Florion Mima,

5. Agron Duka,

6. Vullnet Topalli,

7. Enri Çeno,

8. Shkëlqim Fortuzi,

9. Dejana Burgija,

10. Everest Varaku,

11. Bujar Huqi,

12. Ardian Kokomani,

13. Helenida Sava,

14. Alban Isteri,

15. Agron Loka,

16. Erzen Laçi,

17. Blerim Vogli,

18. Krenar Rryçi