Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një automjet tip Golf, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, në zonën e Plazhit të Vjetër, ndërsa i mituri ka qenë duke kaluar rrugën.
Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





