“Samsung Galaxy Note 8” i cili pritet të dalë së shpejti do të jetë më i madh se “S8 Plus”.

Sipas lajmeve të fundit, thuhet se pajisja e cila pritet të dalë këtë verë, mendohet të ketë një ekran prej 6.3 inç, teksa “S8 Plus” e ka 6.2. Analistët e teknologjisë në fakt e quajnë të panevojshme këtë madhësi.

“S8 Plus” është fantastik për të parë filma dhe spektakle televizive, por shumë njerëz e kanë të vështirë të arrijnë skajet e telefonit, teksa e përdorin me një dorë.

Samsung ka vendosur të rrisë përmasat e ekranit të këtij lloj smarpthone-i për shkak të dizajnit të ri “bezel-less’ që ka futur me “S8” dhe “S8 Plus”.

Raportimet thonë se “Samsung” mund të tërhiqet nga linja “Note”, pas katastrofës së një viti më parë me “Note 7”.