Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotot e disa pjesëmarrësve që pësuan lëndime serioze gjatë mitingut të mbrëmshëm të Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Kjo ndodhi dje në Tiranë në mitingun e opozitës në Narko-Republikën e Norieges!
Qytetari dixhital denoncon me foto të dëmtimeve të pjesmarrësve nga “tullumbacet” e narko-policise! sb
“Persh z.Sali Berisha ndigjova lajmin qesharak të tullumbacit sipas të cilit lënda toksike erdhi nga tullumbacet. Me disa foto ju tregoj se ne çfarë dëmtimsh u shkaktuan tek pjesmarrësit helmi nga ajo që ndodhi mbrëmë në mitingun e PD , shpresoj që të gjenden sa me parë autorët dhe të vihen para drejtësisë.
Sado që rilindja në panik të madh per vehte të mundohet të na ndalojë, ne do të vazhdojm përpara drejt një fitoreje të sigurt !!!”, shkruan Berisha në “Facebook”.
Ministria e Shëndetësisë, raportoi se deri pasdite numri i pacientëve që u paraqitën në QSUT ishte 140.





