Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të diel listën për deputetë të Partisë Demokratike.

Lista është miratuar me 7 vota pro dhe asnjë kundër.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë miratuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës. Zgjedhjet për Kryetar bashkie do të mbahen në të njëjtën ditë me ato të përgjithshme, më 25 qershor.