Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë publike edhe lista zyrtare e kandidatëve për deputetë të Partisë demokratike për qarkun e Durrësit.  Tetë kandidatët për Durrësin janë:

1.Oerd Bylykbashi
2.Fatbardha Kadiu
3.Edi Paloka
4.Florjon Mima
5.Agron Duka
6.Vullnet Topalli
7.Enri Ceno
8.Shkëlqim Fortuzi

Ndërkohë duket se një pjesë e qytetarëve nuk ndihen të përfaqësuar dhe nuk janë të kënaqur me listën.

Ata shrehen në rrjete sociale se janë “emra që nuk i njeh njeri, ndërkohë që janë lënë jashtë liste politikanë të tillë si Igli Cara”.

Një komentues e krahason kreun e PD, Lulzim Bashën me Vangjush Dakon.

“Luli është fotokopja e Gjushit. Bën sikur kërkon mendim nga baza, pastaj listën e bën siç do vetë. Edhe Gjushi bëri tender të “hapur” për sheshin para bashkisë. Të gjithë votuan projektet që përmbanin shatërvanin e vjetër. Gjushi zgjodhi projektin pa shatërvan, se me atë fitonte më shumë. Demagogjia dhe mashtrimi nuk paska kufij”-shkruan ai.

Të tjerë shprehen se pavarësisht bindjeve të djathta nuk do të votojnë më për PD.

Shihni për më shumë komentet e mëposhtme.