Ndërsa në orët e para të mëngjesit PD ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për të gjitha qarqet, sot kanë filluar të komentohen kandidaturat.

Kryeministri Rama ka reaguar duke u tallur me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës. I pranishëm në familjen e Dallëndyshe Shehit në Vorë, ku po zhvillon një takim, në shoqërinë edhe të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama ka pyetur familjarët e shtëpisë ku është i ftuar: “E patë listën e Tironës së PD-së?”. Por disa prej tyre e kanë mohuar me kokë. “Nuk keni humbur asgjë”,- iu është kthyer sërish Rama. Pastaj shtoi “u bashkuan bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Mediu, Dash Shehi, Halim Kosova. Të gjithë humbësat janë bërë bashkë kjo është Republika e Re e humbësave”, – tha kryeministri.

Në listë shihet dhe emri i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Halim Kosova si edhe i vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës.

Lista e kandidatëve për Tiranën:
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia.