Partia Demokratike ka zgjedhur që të kandidojë në Kavajë Isa Sakjen. Ky është edhe kandidati zyrtar i PD-së atje, emri i të cilit është çuar në KQZ.

Sakja është aktualisht edhe kryetar i PD-së në këtë qytet. Zgjedhjet në Kavajë do të mbahen më 25 qershor, atëherë kur mbahen edhe ato elektorale.

Sakja do të ketë përballë kandidatin Maksim Kona të LSI-së dhe Dorian Muratin e PS-së.