Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një tjetër postim të një qytetari që ka parkuar makinën në vendin e gabuar.
Këtë radhë, një makinë tip “BMW” me targë 007 kishte parkuar mbi trotuar ka tërhequr vëmendjen e Veliajt.
Duke ironizuar targën e tij si aktori “James Bond”, Veliaj shkruan se ai ka marrë një gjobë të merituar teksa loz "luftash".
“Bond, James Bond! Gjobë, fletë gjobe! Merr targën 007 dhe a thua është në film aksion, e plas makinën në trotuar teksa loz “luftash”! U pika!”, shkruan Veliaj.





