Harrojini BMW M4 GTS dhe Mercedes-AMG C63 R, "Jaguar" e ka ngritur në një nivel tjetër performancën e veturave të rangut të mesëm sedan me shpalosjen e modelit XE SV Project 8.

Ky model është zhvilluar nga linja speciale e makinave "Jaguar Land Rover", transmeton "Express". Kur të fillojë prodhimin, vetëm 300 njësi të kësaj veture do të jenë në shitje.

Përveç trupit aerodinamik, nën kapak gjendet motori 5.0-litër Supercharged V8 me 600 PSI (591 KF), i cili e bën Project 8, "Jaguarin" më të fuqishëm të çertifikuar ndonjëherë për rrugë publike. Specifikat e plota do të prezantohen në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.