Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza zyrtarisht është nën hetim. Akuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka nisur hetimin pasi Peza kishte blerë në emër të gruas së tij, aksione në një bankë private në Tiranë.

Ndaj Pezës janë ngritur 3 akuza: “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrim i produkteve penale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë”.

Pikërisht për këto akuza është njoftuar edhe avokati i Alfred Pezës. Dosja ndaj këtij të fundit është dërguar në Gjykatën e Lartë ku do të gjykohet për shkak të pozicionit të tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.