Të gjithë e mbajnë mend episodin e famshëm kur Blendi Fevziu doli nga vetja dhe shpërtheu me nerva ndaj Artan Lames, i cili nuk po lejonte të mbante fjalën i ndjeri Sokol Olldashi.

Vetë kreu në detyrë i ALUZNI-t Artan Lame, e ka kujtuar sot këtë fragment përmes një postimi në “Facebook”, teksa e shoqëron edhe me video. Ai madje ka bërë edhe një paralelizëm me të ndjerin Olldashi, për të cilin thotë se u bë për rahmet, dhe për pak desh u bë dhe vetë Lame.

Statusi i Lames:

M’ KOT…

Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.

Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.

Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…

A.

Ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi.