Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha e sapo ardhur në detyrë duket se ka filluar nga puna që ditën e parë.

Kërtusha e ka nisur ditën e saj të parë të punës, fill pas betimit në Presidencë, me një vendim të rëndësishëm.

Kjo gjë behet e dituar nga disa dokumente të publikuara në internet, ku ministrja Kërtusha ka anuluar urdhrin e paraardhëses së saj, Olta Xhaçka, duke marrë kompetenca për prokurimet publike.