“Java Olimpike” ka startuar këtë fillim javë në Kavajë me një organizim masiv me karakter sportiv e kulturor të fëmijëve të të gjithë shkollave publike e private.
Aktiviteti është zhvilluar në qendër të Kavajës me një interes shumë të madh midis shkollave.
Fëmijët e klasave të ndryshme kanë konkurruar në disa gjini sportive e kulturore. Fëmijët kanë kërcyer, të rinjtë kanë marrë pjesë në garat sportive të ndryshme kick box, ping-pong, shah, etj.
Synimi është që të nxisim pjesëmarrjen e të rinjve në këto veprimtari me karakter sportiv, kulturor e shkencor, për të qëndruar larg jetës sedentare, obezitetit etj., tha drejtori i qendrës kulturore të Kavajës.
“Java Olimpike” nisi të hënën e do të mbyllet pas një jave me aktivitete masive në stadiumin “Besa” të qytetit, ku janë të ftuar të marrin pjesë edhe qytetarët.
K.H.