Ka mjaftuar vetëm gjysëm ore shi dhe qyteti i Durrësit është përmbytur si gjithnjë.
Pavarësisht premtimeve dhe projekteve të bashkisë për të evituar përmbytjen e qytetit bregdetar, mjaftuan 30 minuta shi vere për të rikthyer në kujtesën e durrsakëve muajt e dimrit dhe përmbytjet e disa muajve më parë.
Pamjet dhe fotot që sjell DurrësLajm dokumentojnë se lëvizja ishte thuajse paralizuar në lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit.
Dukej sikur deti kishte “zbritur” në rrugë, ndërkohë që makinat e shumta u bllokuan në trafikun e rënduar, sidomos në lagjen nr.1, 13, 14, 17 dhe 18.





