Padyshim që “Top Albania Radio” ka qenë dhe mbetet radio number 1 në vendin tonë. Më një video nga studio e “Wake Up”, moderatorja Ori Nebijaj ka treguar çdo emocion që ka përjetuar në ambjentet e shtëpisë së vjetër. Radio e shqiptarve kudo anë e mbanë botës, tani do të zhvendoset në ambjentet e reja të stadiumit “Air Albania”.

Themelimi i kësaj radio ka të bëjë vetë dhe me rrjedhën më pas të televizionit më të madh “Top Channel”. Nga kjo godinë u përcoll në banesën e fundit edhe Dritan Hoxha, që e themeloi këtë media me shumë dashuri dhe vizion.

Radio nuk po “vdes” , përkundrazi ajo po vjen me një risi emisionesh të reja dhe audicionesh të shumta që do të zhvillohen. Urojmë që në studio e reja, siç është një nga vendet më të lakmuara dhe me pamje mbreslënëse, të rinisë një frymë e re e jetgjatësisë siç nisi shumë vite më parë ne fillimet e “Top Albania Radio”.