Këngëtarja Morena Taraku ka zbuluar se ka një mardhënië shumë të fortë me babain e saj. Pas ndarjes nga jeta e nënës, ajo është afruar akoma dhe më shumë me të.

Npërmjet shumë postimeve të ndryshme në rrjetin social “instagram”, Morena ka treguar se është shumë e dedikuar ndaj babait dhe përpiqet që të mos e lërë për asnjë moment vetëm.

Ndërkoh së fundmi, ajo ka postuar një video në “instagram” të një vajze, e cila ka bërë xhiron e botës kur i ati i ka thënë “Të dua”, pas daljes nga koma.

Morena kujton momentin e po këtij çasti e cila u përball vitin e shkuar , kur babai i saj u infektua me Covid-19. Siduket kjo situatë nuk ka qenë aspak e lehtë për të atin e saj,  por dhe për këngëtaren gjithashtu.

“Ka kaluar gati një vit nga koha kur unë kam qenë në këtë situatë… kjo vajzë më bëri të qaj dhe më kujtoi kohën kur babai im ishte gjithashtu me Covid vitin e shkuar… Dashuri për të gjitha vajzat që respektojnë baballarët e tyre. Askush në këtë botë nuk mund ta dojë më shumë një vajzë se babai i saj”, shkruan Morena përkrah videos.