Vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në ekstremin verior do të ketë shira të karakterit lokal.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtrirë në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të zonave bregdetare të cilat do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët. Parashikohet që gjatë natës, të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.





