Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar pasi ka përndjekur vazhdimisht një vajzë të mitur në Vlorë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçare.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme