Shkarkohet drejtoresha e Fondit te Sigurimeve te Detyrueshëm te Kujdesit Shendetesor, Alketa Hila.
Kjo e fundit ishte zv/drejtore, por u emerua ne kete detyre pas shkarkimit te ish-drejtorit te Fondit para pak ditesh.
Por sot, ajo eshte shkarkuar dhe ne vend te saj sot eshte emeruar Eduard Ahmeti.
Ahmeti mbante me parë postin e drejtorit te Agjencise se Prokurimeve Publike. Ai ka marre vleresime per punen e tij ne Agjencine e Prokurimeve Publike dhe sot merr detyren e kreut te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshëm te Kujdesit Shendetesor.
Alketa Hila nuk mundi ta drejtonte kete institucion dhe u shkarkua brenda pak ditesh.





