Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private të një çifti.

“Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç,  banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C.,  40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.